Po tentonin të kalonin në Angli/ Anija e mbushur me emigrantë ilegalë mbytet, humbin jetën katër persona mes tyre dy fëmijë

Oct 27, 2020 | 22:45
SHPËRNDAJE

Kanali anglez sot përjetoi tragjedinë më të dhimbshme, pasi me fundosjen e një anijeje që u nis nga Franca për në bregdetin britanik u mbyt duke i marrë jetën katër personave, mes tyre dy fëmijë, të moshës 5 dhe 8 vjeç.

anija

Fatmirësisht pas ndërhyrjes së marinës detare u  shpëtuan 15 persona dhe kërkimi vazhdoi gjatë natës.

Sipas dëshmive të emigrantëve “një person i cili mund të jetë një foshnje është zhdukur”, tha zëvendës guvernatori rajonal Herve Thurman këtë pasdite në një konferencë për shtyp, që u organizua në Loun Beach.

Të mbijetuarit e mbetur, burra, gra dhe fëmijë “janë në një gjendje hipotermie“, njëra prej të cilave ishte në gjendje më të rëndë. Ata u dërguan në spitalet në Calais dhe Dunkirk, në Francën veriore.

Anija e përdorur për peshkim u pa rreth orës 9:30 nga një anije britanike me vela, duke rezultuar në fillimin e një operacioni të madh kërkimi, i cili vazhdoi deri në orët e vona të pasdites me gjashtë anije dhe tre helikopterë.

Qëllimi është të lokalizohet numri maksimal i njerëzve, ndërsa numri i saktë i udhëtarëve nuk është ende i sigurt, nga 19 në 20“, tha Thurman.

Kushtet meteorologjike për kalimin “nuk ishin aspak të favorshme”, tha ai.

Prej disa muajsh, përpjekjet për të kapërcyer Kanalin Anglez me anije të pasigurta janë shumëfishuar.

Unë jam thjesht e shkatërruar kur mësova për humbjen tragjike të jetëve në ujërat franceze këtë mëngjes. Ne jemi në kontakt me homologët tanë francezë që po drejtojnë hetimin dhe ne u ofrojmë atyre gjithë mbështetjen tonë për të hetuar këtë incident,” tha Sekretari i Brendshëm Britanik Priti Patel .

“Ky lajm tragjik nxjerr në pah rreziqet e kapërcimit të Kanalit Anglez dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për të parandaluar që kriminelët mashtrues të shfrytëzojnë njerëz të pambrojtur,” shtoi ai.

Tragjedia sjell në tetë numrin e migrantëve që kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë kanalin që nga fillimi i vitit 2020, sipas të dhënave të njoftuara nga autoritetet. Në vitin 2019, u regjistruan katër vdekje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura