“Po të kisha nxjerrë të vërtetën, një grup përfundonin në burg”, Marsida Qatja thirret sërish në prokurori, ja ç’po ndodh

Oct 29, 2019 | 13:12
SHPËRNDAJE
Marsida Qatja
Marsida Qatja

Nderkohe qe eshte marrë nën hetim nga Prokuroria e Kavajës, lidhur me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në banese, ku polici i burgjeve Bledar Toçi vrau me armen e sherbimit, Dritan Haxhollin dhe vetem pak kohe pasi befasoi me deklaraten se “Po të kisha nxjerrë të vërtetën, një grup përfundonin në burg”, Marsida Qatja thirret sërish në prokurorine e Kavajës.

30-vjeçarja në shtëpinë e së cilës mbeti i vrarë, 42-vjeçari Dritan haxholli, mësohet se po pyetet në lidhje me deklaratat kontradiktore që ka dhënë në media kohët e fundit.

Edhe pse disa dite me pare, pas ngjarjes, iu kerkua nga Prokuroria qe të mos jape me deklarata ne media, nuk ka qendruar e heshtur.

Te shumta kane qene edhe theniet filozofike me nenkuptim qe ajo ka postuar ne profilin e saj ne FB, me e fundit ajo e disa oreve me pare ku shkruante: “Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron)”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura