“Po të dëgjoj”, Basha e fillon me problemet e rinisë. Ja pyetja që shtron për debat

Feb 15, 2020 | 12:03
SHPËRNDAJE

1

Në vijim të fushatës së nisur nën sloganin “Po të dëgjoj”, takimeve derë me derë e nëpër rrugë, kreu i Partisë Demokratike u drejtohet ndjekësve të vet tashmë edhe përmes llogarisë në Instagram.

Fillimin e komunikimit ka preferuar ta ketë me problemet e rinisë. Në pritje të përgjigjeve dhe mendimeve, Basha ka shtruar këtë pyetje:

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do doja të dija mendimet tuaja për shumë cështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?’- pyet Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura