Po tani që s’është deputet do të arrestohet? Ja si përgjigjet Saimir Tahiri

May 3, 2018 | 21:15
SHPËRNDAJE

“S’me intereson çfarë qasje më vjen nga institucionet shqiptare, jam i bindur për atë që kam bërë dhe për të vërtetat e mia. Ky veprim dueht lexuar vetëm keshtu pa shtuar gjë”.

Keshtu iu pergjigj ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri pergjigjes nese tani qe ai hoqi dore nga mandati i deputetit, mund te vije arrestimi i tij nga Prokuroria.

tahiri te ylli rakipi

Duke u pergjigjur ne emisionin ‘Te paekspozuarit’ ne Top Channel, per ate qe thote opozita se e ka dorëzuar mandatin pas nje marreveshje me Ramen, Tahiri tha:

“As kam marrëveshje e as kam nevojë e as më duhet, të vërtetën time as ma shet njeri as ma blen kërrkush, përfshi edhe Edi Ramën kështu që se dyshoj që e thotë opozita këtë se janë mësuar me këto pazarat. E të dali kështu jashtë manualit të politikës, unë po jap dorëheqjen, këta patjetër që as e dyshoj që të gjejnë dicka. Saliu ka mbrojtur edhe Metën edhe Bashën, edhe Mediun që duhet të ishin në burg se kanë vjedhur e vrarë, por kanë bërë pazare dhe kanë mbjetuar. Une s’di cfarë bën Rama dhe nuk më intereson.

Unë di të vërtetën time. Atë mua as ma shet njeri e as ma blen kush.

Pse jo 6 muaj para?

Përpara 6 muajsh u përballa me një situatë të pazakontë nga c’isha mësuar, me disa akuza të rënda dhe për moralin tim.

Një kërkese të prokurorisë për arrestimin tim, kësaj mazhoranca ju përgjigj me heqjen e imunitetit timm lejimin e hetimit, me të gjitha masat përvec arrestimit se s’kishte asnjë prove që unë të arrestohesha.

Rama eshte bere bashke me te tjere kunder jush?

Nuk di qe Rama te jete bere bashke me tjeterkend por nuk me intereson edhe sikur te jete keshtu.

A mendon se ka nje komplot kunder jush?

S’e mendoj që ka një komplot kaq të madh kundër meje.

Çfarë është kjo?

Është herët ose nuk është ora për ti dhënë emrin kësaj historie. Fillimisht do merrem me këtë cështje për të cilën kam impenjimin maksimal. Une po hetohem si askush më parë. Unë nuk besoj që mund të ketë ndonjëri kurajën, të dalë nesër e të thotë që fajësia ose pafajësia jote është e blerë ose e shtitur.

Ndërkohë përballë ke një model tjetër. E kanë vjedhur e rrjepur këtë popull e nuk janë hetuar e dënuar. Ka nje ore per te vertetat e secilit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura