Po stërviste qenin, përplaset me ariun në pyll

May 20, 2015 | 22:31
SHPËRNDAJE

Një çift suedezësh Ralph dhe Ana u përballën me një situatë të pazakontë pranë një pylli, kur pranë tyre u shfaq një ari i egër mishngrënës. Mediat e huaja thonë se ndërsa çifti kishte dalë për të stërvitur qenin e tyre në Suedi, ai pikasi diçka të pazakontë. Kur i zoti i qenit shkon për të parë se ç ‘kishte ngjarë, pranë tij shfaqet një ari duke iu vërsulur. Mediat shkruajnë se edhe pse Ralf ishte përballur më parë me situata të vështira në pyll, ulërima që ai i bëri ariut shmangu një kontakt më të që mund të kishte rezultuar fatal. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura