“Po sikur të na ndodhte kjo kur s’kishim këto depo? Konspiracionet…”- Rama inspekton vendin ku mbahet vaksina antiCovid, shikoni pamjet

Jan 13, 2021 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në QSUT dhe ISHP, ku po mbahen vaksinat antiCovid.

Rama tha se njerëzit duhet t’i shikojnë këto pamje, për të qenë të sigurt si ruhet vaksina, pasi ka dhe nga ata zëra që flasin për teori konspirative.

“Duhet t’i shikojnë njerëzit se ka edhe konspiracione”, tha kreu i qeverisë.

Rama ndërkohë i drejtoi dhe një pyetje ministres Manastirliu, “po mirë një pyetjen kam unë, sikur kjo të na ndodhte kur s’kishim këto depo, ça do na ndodhte këtu?”.

Manastirliu vuri theksin tek buxheti për këtë investim dhe theksoi se “ne nuk kemi pasur depo farmaceutike”.

“Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer?
* me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”, tha Rama.
Ndërsa shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se “transporti i vaksinës ka qenë në kushte optimale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura