“Po sikur aty të ketë një bombë?!”, ambasadori Arvizu kujton se çfarë mendoi kur protestuesit e 21 Janarit hynë në oborrin e Kryeministrisë

Jan 21, 2021 | 21:39
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-ve, Alexandër Arvizu teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ ndau përjetimet e tij për protestën e 21 Janarit.

arvizuuu-770x410

Ai ndau momentin e përjetimit të tij kur protestuesit hynë me një makinë në oborrin e Kryeministrisë.

“Policia pastaj iku. Çfarë kuptuam më vonë, ishte se Garda e Republikës ishte një organ tjetër nga Policia. Për dy orë kishte kaos nëpër rrugë. Në atë moment shumica e demonstruesve ishin shpërndarë, sepse kishte gra e studentë. Por kishin mbetur ndoshta vetëm ca qindra, të gjithë burra, dhe duke hedhur gjëra mbi policinë. Në momentin që po binte errësira, sepse ishte janar… nuk e kujtoj saktësisht momentin, por besoj ishte ora 4, ose 4 e gjysëm, kur protesta ishte zbehur, një makinë e bardhë po shtyhej nga protestuesit brenda oborrit të Kryeministrisë. Në ato momente po mendoja: “po sikur aty të ketë një bombë?”, tha Arvizu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura