“Po shoh që je buzagaz”- Luizi pyet Oltën: Pse u gëzova aq shumë që iku Armaldo? “Shpërthejnë” të qeshurat

Mar 19, 2023 | 19:53
SHPËRNDAJE

Armaldo Kllogjeri, i cili në Big Brother VIP u njoh me pseudonimin “Maestro” u largua mbrëmjen e djeshme, pasi ishte në nominim me Luizin dhe Kristin.

luizi olta

Ka qenë këngëtari shkodran, i cili sajoi një “kurth” për dy konkurrentët e tjerë, duke bërë që ata të thyenin rregullat dhe të tre të dilnin në nominim.

Ndërkohë sot Luizi teksa drejtonte emisionin në Top Albania Radio me nota humori, i tha Oltës se pse u gëzua aq shumë që iku Armaldo.

“Pa humbur kohë do të fillojmë me një temë shumë gazmore, ikja e Armaldo dje”, e nisi Luizi emisionin, ndërsa pati edhe të qeshura.

Luizi: Olta po e shoh që je buzagaz, më tregu pse u gëzove kaq shumë?

Olta: Ikja e Maestros ka qenë një tronditje

Luizi: Ça ka qenë?

Olta: Tronditje

Luizi: Po lëri këto, ai iku te gruaja dhe fëmijët

Olta: Nuk e prisja dhe ishte i vetmi person që kisha krijuar një marrëdhënie emocionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura