Po shkonte për ‘peshkim’ me varkën e modifikuar, policia i prish planet shqiptarit. Pas kontrollit iu gjet …

Feb 21, 2020 | 9:52
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua gjysmë ton marijuanë dhe hashash.

policia 12

Mediat fqinje raportojnë se operacioni u zhvillua në rrugën provinciale midis Leçes dhe marinës Torre Chianca. Një automjet jashtë rrugës ishte tërhequr duke tërhequr një varkë gjashtë metra, e pajisur me një motor, me qëllim ‘peshikimin’.

Pas verifikimeve që policia i bëri drejtuesit të mjetit, shqiptarit 40 vjeç nga Lecce, ai rezultoi se ishte me precedent të mëparshëm penalë për drogë.

Më pas një kërkim u shtri gjithashtu edhe në varkën që ai kishte me vete ku u gjetën 450 kilogramë marijuana, e ndarë në 219 pako; 75 gl hashash, 3.5 litra vaj hashashi.

Në pjesën që e përdorte si punishte shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri, një pistoletë Beretta, një palë pranga dhe plumba.drogedroga 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura