“Po shkojmë në drejtimin e gabuar”/ Paralajmërimi i OKB-së për klimën: Bota po ngrohet në nivele të rrezikshme. Çfarë duhet për të shmangur ndikimet negative

Sep 17, 2021 | 18:45
SHPËRNDAJE

‘Përkundër të gjitha premtimeve për të ndërmarrë veprime, bota është ende në rrugën e saj për t’u ngrohur në nivele të rrezikshme’. Ky është vlerësimi i fundit i Kombeve të Bashkuara, raporton BBC.

ngrohja

Ekspertët kanë studiuar planet klimatike të më shumë se 100 vendeve dhe kanë arritur në përfundimin se ne po shkojmë në drejtimin e gabuar.

Kohët e fundit shkencëtarët konfirmuan se për të shmangur ndikimet negative nga ngrohja, emetimet globale të karbonit duheshin ulur me 45% deri në vitin 2030.

Por kjo analizë e re tregon se ato emetime janë vendosur të rriten me 16% gjatë kësaj periudhe.

Kjo përfundimisht mund të çojë në një rritje të temperaturës prej 2.7C.

“Rritja prej 16% është një shkak i madh shqetësimi,” sipas Patricia Espinosa, negociatorja kryesore e OKB -së për klimën.

Më tej ajo thotë se “është në kontrast të fortë me thirrjet e shkencës për reduktime të shpejta, të qëndrueshme dhe në shkallë të gjerë të emetimeve për të parandaluar pasojat dhe vuajtjet më të rënda klimatike, veçanërisht ato më të prekshme, në të gjithë botën.”

Sipas rregullave të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës, vendet kanë për qëllim të përditësojnë planet e tyre për reduktimin e karbonit çdo pesë vjet.

Por OKB thotë se nga 191 vende që marrin pjesë në marrëveshje, vetëm 113 kanë dalë deri më tani me premtime të përmirësuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura