Po shkëlqen me Romën, Milani dhe Interi gati të nisin sulmin për mbrojtësin

Nov 5, 2019 | 16:27
SHPËRNDAJE

Kris Smolling po kalon një formë shumë të mirë në Serinë A, ku luan i huazuar te Roma nga Mançester Junajtid.smalling_2_0_0

Mbrojtësi anglez i ka bindur drejtuesit e Romës, për të marrë përfundimit kartonin e lojtarit dhe kanë nisur kontaktet me Junajtid.

Verdhekuqtë kanë ofruar 15 milionë euro për ta marrë përfundimisht futbollistin, por kjo ofertë është refuzuar nga “Djajtë e Kuq”. Pikërisht nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë dy ekipe të tjera italiane.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, Milani dhe Interi po e ndjekin me kujdes situatën, dhe do të provojnë ta transferojnë lojtarin në merkaton e ardhshme.

Megjithatë Roma nuk dëshiron ta humbasë lojtarin, dhe shpreson që të arrijë një marrëveshje me Junajtid sa më shpejt të jetë e mundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura