Po shkëlqen me Flamengon, katër klube gati të blejnë Gabigolin

Nov 25, 2019 | 14:46
SHPËRNDAJE

Gabriel Barbosa ose i njohur ndryshe si Gabigol, është duke shkëlqyer në Brazil me Flamengon, teksa me dopietën e tij, skuadra fitoi Kupën Libertadores.

Gabigol-Flamengo

Padyshim që forma e tij e shkëlqyer ka rënë në sytë e disa klube, që e duan lojtarin në skuadrën e tyre.

Sulmuesi në pronësi të Interit, siç raporton “La Repubblica”, kërkohet nga katër klube të njohura në Europë.

Bëhet fjalë për Kristal Palasin, Uest Hemin, Porton dhe Vajadolidin, që janë interesuar për sulmuesin që po kalon një formë shumë të mirë.

Interi tashmë duke parë momentin e mirë të brazilianit, kërkon 35-40 milionë euro.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura