“Po shkatërrohen provat”, Rama i përgjigjet kritikëve: Janë marrë kampionet dhe po bëhen gati dosjet

Dec 5, 2019 | 15:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjithë zërave, të cilët prej ditësh artikulojnë shkatërrimin e provave në Durrës.

rama 2

Rama tha se janë marrë të gjitha provat, që i duhen një procesi dhe tashmë po bëhen gati dosjet.

Sikundër edhe më parë kryeministri nuk i kurseu dy fjalë për median, që sipas tij kërkoi arrestime që në ditën e parë të tërmetit sepse nuk i punon themeli.

“Kam dëgjuar që po shkatërrohen provat.

Cilat prova?

E keni gabim është fotografuar gjithçka. Kur ka ndodhur. Gjatë procesit, mbrapa tij dhe aty ku janë pastruar janë marrë edhe kampionet e betonit e tullat dhe po bëhen dosjet gati.

Kjo është një klithmë e përgjithshme e tendave mediatike, ndërkohë që korridoret e tyre mund ti kishin shfrytëzuar për të dhënë pas shpresë. Duan arrestime se nuk iu punon themeli” deklaroi Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura