“Po shëmtohesha nga dita në ditë”, 29-vjeçarja shokohet kur zbulon se çfarë po ndodhte me fytyrën e saj

Oct 30, 2019 | 19:49
SHPËRNDAJE

Një grua është shokuar kur zbuloi se një tumor në trurin e saj kishte bërë që hunda dhe mjekra të dyfishoheshin në madhësi.

Rebecca Çhuran, 29 vjeç, nga Ontario, Kanada, tha se vetëvlerësimi i saj kishte filluar të binte, sepse ajo mendonte se po bëhej më e shëmtuar nga dita në ditë.

0_PAY-Chin-Taking-Over-My-Face

Ajo u konsultua me 10 mjekë pasi vuri re ndryshime në trupin e saj, përfshirë shtimin në peshë e lodhjen. Mjekët e diagnostikuan gabimisht atë me diabet, depresion dhe sindromën e vezores policistike.

Ajo kishte filluar të vinte re ndryshimet në trupin e saj për disa vite dhe ishte e sigurt se mjekra, këmbët, duart dhe hunda e saj po rriteshin, ndërsa i krahasonte me fotot e vjetra të saj. Në fund të marsit të këtij viti, pasi bëri sërish një kontroll, një mjek e diagnostikoi me atë me tumor në tru.

Testi i gjakut konfirmoi që Rebecca kishte një tumor të hipofizës i çili po lëshonte hormonin e rritjes. Ajo e hoqi tumorin dhe që nga operacioni, duart e Rebecca janë tkurrur, këmbët e saj kanë zbritur një madhësi e gjysmë, ka humbur peshë dhe hunda e mjekra e saj janë më të vogla.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura