Po rregullonte bolierin, bie nga kati i 5-të, 65-vjeçari rëndë në spital

Dec 18, 2019 | 19:07
SHPËRNDAJE

Një 65-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një ndërtese në Vlorë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësi”, rreth orës 17:27, ndërsa 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në soletën e ndërtesës duke rregulluar një bolier.

ambulanca

Si pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 17:27, në lagjen “Pavarësia” 65 vjeçari P. S., ka qenë në soletën e katit të 5-të duke rregulluar bolierin dhe dyshohet se ka rënë në shesh pushimin e këtij kati.

Si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura