Po punonte në një ndërtesë/ Rrezohet nga skela punëtori 55-vjeçar, në gjendje të rëndë në spital

Apr 4, 2021 | 10:40
SHPËRNDAJE

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Pogradec ku një 55-vjeçar ka rënë nga skela, ndërkohë që ishte duke punuar në një banesë.

ambulanca

55-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura