“Po prit pra, a jam duke fol?”, Rama kapet sërish me gazetarët, Basha tenton të… (VIDEO)

Jan 14, 2018 | 8:22
SHPËRNDAJE

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zgjedhur momentet më pikante të kësaj jave. Që nga konferencat për shtyp të Ramës, mbledhjet e opozitës së bashkuar dhe shkarkimi i prokurorit të Elbasanit, në videon e mëposhtme do shihni disa momente gazmore.


Nuk kanë munguar ngacmimet e kryeminsitrit Edi Rama me gazetarët, duke replikuar me ta për televizionin ku punojnë.

Moment pikant është edh dalja e kryedemokratik  Basha me aleatët  e tij opozitarë nga selia e PD, apo hyrja e deputetet së djathtë Grida Duma që bie në sy me look-un e saj.

Një tjetër moment është kur kreu i grupit të PS, Taulant Balla del nga kryesia e Kuvendit dhe i fton me një buzëqeshje në fytyrë gazetarët të afrohen.

Po ashtu, edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, nuk nguron t’i japë dorën një polici. Në fund është edhe ish-prokurori i Elbasanit Dritan Gina i shkarkuar nga kryeprokurorja Marku që në një moment u thotë gazetarëve: “Po prit pra, a jam duke fol?”

Burimi:http://www.balkanweb.com/site/po-prit-pra-a-jam-duke-fol-rama-kapet-serish-me-gazetaret-basha-tenton-te-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura