“Po prisja personin e duhur”- Rovena Stefa tregon dëshirën për tu bërë nënë dhe zbulon se është në një lidhje. Kush ia ka rrëmbyer zemrën?

Oct 24, 2020 | 12:43
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Rovena Stefa është treguar shumë hermetike për sa i përket jetës së saj personale.

Ajo është munduar ta mbajë larg vëmendjes së mediave me fanatizëm.

Por në një intervistë së fundmi, këngëtarja si rrallë herë foli për jetën private duke zbuluar se është në një lidhje, por pa zbuluar identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Rovena Stefa gjithashtu tregoi dëshirën e saj për tu bërë nënë. Ajo u shpreh se ka pritur deri tani për shkak se “dëshironte të gjente personin e duhur për të qenë babai i fëmijëve të saj”.

“Sigurisht, po pse jo, kam menduar por kam pritur të gjej një person që është shumë i përshtatshëm për të qenë babai i fëmijëve të mi, kam dashur ta gjej atë person, nuk është se nuk ka. Po na ka vrapuar shumë jeta, koncertet rrëmujërat, xhirimet dhe ti duhet të përkushtohesh dhe në këtë drejtim. Tani që kam kohë, pse jo. Jam pushim prej pandemisë,”- tha këngëtarja e ftuar në “Prive”.

“Je në lidhje?”– u pyet ajo.

“Është ashtu, ashtu. Jam në një fazë që mund të quhet njëfarë lidhje. Jam e lumtur,”- përfundoi Rovena Stefa, duke mos zbuluar shumë detaje.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura