“Po përgatitemi për të marrë birrë nga jashtë”-Kreu i Shoqatës së Prodhuesve: Çfarë interesi ka qeveria që të hedhim në gjyq shtetin?! Nuk kemi marrë asnjë mbështetje

Feb 2, 2023 | 19:23
SHPËRNDAJE

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve vendas të birrës deklaroi ditën e sotme në Panorama TV se kanë menduar të marrin birrë nga jashtë për të mundur të mbajnë punëtorët në punë.

Ai u shpreh se niveli i taksave në vendin tonë është i papërballueshëm dhe investitorët e huaj janë tërhequr nga ky treg.

“E çuditshme që nuk çan kokën njeri dhe duket sikur po bëhet diçka e zakonshme. Thonë që e kërkon Banka Botërore. Sot e kësaj dite ne nuk arrijmë dot që importi të vijë të blejë bizneset tona dhe të ngrihet në nivele si në Ballkan sepse niveli i taksave është i papranueshëm. Ne i kemi thënë investitorëve të huaj nuk keni pse vini këtu. E themi me sinqeritet që po përgatitemi të marrim birrë nga jashtë që të mundemi të mbajmë punëtorët në punë. E vërteta është kostot unifikohen në momentin kur një prodhues i madh e nxjerr me kosto më të ulët se tregu. Ky është unifikim në konceptin tregtar. Duhet të kuptojmë një gjë nga ana praktike. Fakti që një prodhues i madh merr çmimet e lëndëve të para”, deklaroi Pinguli.

Ai mori shembullin e taksimit të prodhuesve të birrës në Ballkan, duke theksuar se sistemi në vendin tonë duhet konsultuar me prodhuesit vendas. Pinguli nuk përjashtoi mundësinë e ngritjes së një padie në një gjykatë ndërkombëtare për shkak të humbjeve me të cilat po përballen çdo ditë.

“Ndryshe nga gjithë Ballkani, po kap vetëm Maqedoninë që ka vetëm një prodhues birre të madh. Ajo nuk mund të zbatojë diferenciale. Kurse ne jemi 5 prodhues të vegjël. Ne kemi një sistem i cili duhet marrë parasysh kështu si është. Sepse secili nga ne ka bërë llogaritë të marrë kreditë dhe të zhvillohet. Në një moment të caktuar merret një vendimi i tillë. Si mund të vijë bam përnjëherë. Habitem si ka njerëz. Nuk do e besoja dot si mund të merren vendime të tilla. Problemi është nuk kemi ndonjë informacion se çfarë normash zbatojnë të tjerët, Këtu në Shqipëri është fatkeqësi të prodhosh. Ne po rezistojmë sepse ata që kanë sukses janë importuesit. Nëse lënda e parë i prodhuar atje është më i lirë se lëngu këtu pse të mos e marrin nga jashtë.

Na del goxha më lirë. Na ka shkuar në mend edhe më përpara por atëherë nuk na leverdiste sepse kishim akcizën më të ulët. Janë 800 familje që mbahen nga kjo industri. Unë vetëm në fabrikën time kam 100 familje. Çfarë interesi ka shteti jonë që ne të shkojmë të hedhim në gjyq shtetin. Humbja jonë do thellohet por nga halli. Do të kërkojmë me gjak që ta zgjidhim këtë punë. Jemi konsultuar në të gjithë instancat ndërkombëtare dhe u duket e pabesueshme kjo gjë që është bërë. Jemi nga sektorët që nuk kemi marrë asnjë lloj mbështetje. Në momentin që lëndët e para rriten kaq shumë dhe nafta është rritur kaq shumë kemi besuar se shteti do jepte dorën e vet në lidhje me problemin e çmimit të naftës”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura