Po përgatitemi për plazh, por vjen lajmi i keq për ata që “e duan shumë” diellin

May 7, 2018 | 18:03
SHPËRNDAJE

Dermatologët japin alarmin se numri i të prekurve nga kanceri i lëkurës është në trend rritës në të gjithë botën e po ashtu edhe në Shqipëri.

Vetëm në shërbimin e dermatologjisë në qendrën spitalore universitare në 4 muajt e parë të 2018 janë zbuluar 13 raste të reja.

Nga Janari deri në këtë periudhë janë diagnostikuar 13 raste me melanomë”.

Mjekët thonë se ka disa faktorë që na shkaktojnë kancerin e lëkurës apo siç njihet ndryshe melanomën.

“Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, i pa mbrojtur, pa kremra dhe pa kapele, si dhe pa veshjet me ngjyra të hapura që të thyejnë rrezatimet e gjata. Personat që kanë lëkurë me ngjyrë të hapur, sy me ngjyrë janë më të predispozuar për të bërë melanomë”.

Kanceri i lëkurës vazhdon të jetë numri një në botë për nga shpeshtësia dhe ka fatalitet të lartë. Mjekët dermatologë rekomandojnë kontrollet periodike të nishaneve, për ta parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjen.

Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura