Po përballen me një ritëm të lartë shpërthimi, pas Lombardisë, ja dy vendet “e nxehta” të koronavirusit sot për sot

Mar 25, 2020 | 14:37
SHPËRNDAJE

Madridi dhe Londra janë dy qytetet që po përballen me shpërthimin më të egër të koronavirusit, më keq se Lombardia në Itali, me numër vdekjesh që dyfishohen çdo dy ditë.

26371834-8149549-Data_from_cities_around_the_world_was_collated_by_analysts_at_th-a-29_1585111064637

Por sipas “Daily Mail”, shkalla e vdekshmërisë së Nju Jorkut mund të arrijë në nivelin që do i tejkalonte të gjithë.

Analiza e re e numrit të vdekjeve nga ky virusi tregon se numri i viktimave në disa qytete është duke tejkaluar shpejt shkallën mesatare të vdekshmërisë deri sot, në krahasim me shifrat totale të gjithë shtetit ku bejne pjesë.

Në Londër, vdekjet dyfishohen çdo dy ditë, një ditë më shpejt se mesatarja në të gjithë Britaninë, tregon studimi i Financial Times.

26371586-8149549-image-a-28_1585102431832

Kostoja humanitare e pandemisë vazhdon të rritet globalisht pasi më shumë se 415,000 njerëz janë infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, dhe më shumë se 18,000 janë vrarë prej saj.

Lombardia në Itali, zëvendësoi Wuhanin në Kinë, si rajoni më i prekur në botë. Autoritetet atje njoftuan se 743 persona të tjerë kishin vdekur në vend të Martën, duke e çuar në total shifrat e viktimave vetem ne Lobardi, ne 6.820.

26371382-8149549-image-a-11_1585101910878

Trajektorja e virusit që përhapet me shpejtësi tregon se Madridi dhe Londra mund të bëhen pikat “e nxehta” të sëmundjes, me vdekjet që dyfishohen çdo dy ditë./PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura