Po për shqiptarët çfarë u vendos? BE publikon listën e vendeve ‘të sigurta’, kush do lejohet të udhëtojë drejt unionit

Jun 30, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian ka përpiluar listën me 14 vende, shtetasit e të cilave konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar të lëvizin brenda unionit nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë._113145438_mediaitem113145435

Por SH.B.A., Brazili dhe Kina janë jashtë kësaj liste dhe nuk quhen vende të sigurta.

Ndërkohë që as Shqipëria, Kosova, e Maqedonia e Veriut nuk do të lejohen të lëvizin drejt vendeve të BE-së.

Të tjera vende që do munden të udhëtojnë drejt BE-së përfshijnë Australinë, Kanada, Japoninë, Marokun dhe Korenë e Jugut.

Sipas BBC-së, BE është e gatshme të shtojë Kinën në listë nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët.

Kontrollet kufitare të BE janë hequr për qytetarët e unionit që udhëtojnë brenda bllokut.

Megjithatë kjo listë është paraprake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura