“Po një qindëshe, se i ndajmë me këto të tjerat”- Zbulohen përgjimet e mjekut që u arrestua te spitali i Traumës, zbardhet skema e korrupsionit në radhët e bluzave të bardha

Sep 26, 2022 | 12:57
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje nga dosja e prokurorisë për hetimet ndaj mjekëve të spitalit të Traumës që akuzohen për marrje ryshfeti.

Në hetimin e prokurorisë për mjekun Fitim Marku i cili u arrestua të shtunën e kaluar nga policia thuhet se ai i vendoste çmim pacientëve për shërbimin që u ofronte.

Më 23 Shtator, Fitim Marku del në përgjime duke biseduar me një agjentin e infiltruar që çoi në arrestimin e tij, të cilit i kërkon 10 mijë lekë për skanerin.

Ai thotë se paratë i ndan edhe me pjesën tjetër të kolegëve në spital duke zbuluar skemën e korrupsionit në radhët e bluzave të bardha.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti – Më tha ajo që të prisja këtu në korridor .

Mjeku – Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

Agjenti – Më thuaj or burrë, më thuaj.

Mjeku – Po ja se këtu është plot me njerëz.

Agjenti – Po sa?

Mjeku – Po ja, një qindëshe.

Agjenti – 100 mijë lekë?

Mjeku – Po.

Agjenti – Ok.

Mjeku – Se këto i ndajmë me të tjerat.

Agjenti – Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

Mjeku – Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

Agjenti – Ok.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura