Po nisej nga Italia për në Londër, kapet shqiptari në aeroport, pasi e tradhton…

Jul 27, 2017 | 9:11
SHPËRNDAJE

Një shtetas shqiptar 20-vjec, është arrestuar në aeroportin e Orio al Serio, pasi posedonte dokumente false, ID të rreme.

resizer

I riu ishte gati të hipte në avion që do fluturonte për në Londër, por në kohën e kontrollit të dokumentit rojet e kanë pikasur.

Ai kishte treguar një pasaportë italiane, por shqiptari e fliste me vështirësi gjuhën e vendi fqinj.

Gjatë një kontrolli të shpejtë atij i është konstatuar dokument i falsifikuar.

Lidhur me këtë situatë, 20 vjeçar ka pranuar faktin, dhe është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura