‘Po në kantierin e krimit do dalësh ndonjë ditë?’, Rama i kthen reston komentuesit

Oct 16, 2017 | 20:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale disa foto nga kantieret e ndërtimit në Vlorë, gjatë punimeve dy-ditore të Këshillit të Ministrave në këtë Qark.

Të shumtë janë qytetarët që i shkruajnë por vetëm disave ai i kthen përgjigje. Lexoni disa nga replikat:

komentet e rames4

komentet e rames5

Qytetari:  Edhe kur skemi ndermend me te shajte nuk rrime dot kur lexojme komentet e ketyre servilave qe te krefin qe ne pike te mengjesit , sa shume te rrethojne mer burre.

Rama: Elvis Kosturi Shqipërisë nuk i duhet një vepër e madhe po mijëra vepra të vogla

Replikat e plota:

Qytetari: I vetmi vend ne rajon qe me teper ka shkolla sesa nxenes dhe student…. dhe pjesa me e mire jane Sh…private. te gjith dalin me diploma dhe perfundojne ne bar kafe,,dhe restorante… se ska vend te lire pune per ta ..

Rama:  Valter Shehi miliona polake, çeke, bullgare e me radhe kane emigruar njesoj si ne, per nje jete me te mire qe mund te arrihet me shpejt! Mjaft qate per emigracionin, sepse nuk eshte as semundje as fatkeqesi, po nje proces ku kane kaluar te tere dhe lavdi zotit qe s’jemi me ne bunker te mbyllur nga bota!

Qytetari: Z kryeminisrer ju pershendes dua tu them dy fjale per punimet ne kanine ajo shtepi kulture eshte me pronar nuk mund ta mari bashkia si i do qejfi komunistet e vrane te zotin e shtepise ne 44 i vrane dhe djalin 19 vjec prandaj mos u beni pjed e ati regjimi

Rama: Ajo shtepia e kultures nuk ka si te kete pronar se eshte ndertuar nga shteti, keshtu qe nese toka ka pronare do shpronesohet sipas ligjit demokratik te shpronesimit per interes publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura