“Po ne gazetarët e terrenit kur do të vaksinohemi?” Silva Bino i përgjigjet pyetjes së reporterit: Menjëherë sa të…

Feb 27, 2021 | 12:28
SHPËRNDAJE

Nga Korça drejtoresha e Shëndetit Publik Silva Bino deklaroi se gazetarët e terrenit do të vaksinohen menjëherë pas grupeve të riskut.

silva

Pyetjes së reporterit: “Po ne gazetarët e terrenit kur do vaksinohemi? Ka pasur vdekje edhe nga gazetarët”, Bino iu  përgjigj: “Edhe ju do të vaksinoheni. A jeni persona të shëndetshëm?! Menjëherë sa të vaksinohen grupet e riskut do të vaksinoheni edhe ju”.

“Sot nisi vaksinimi për te gjithë Prefekturën e Korçës. Fillimisht është personeli shëndetësor, që të gjithë mjekë, infermierë, stafi mbështetës, si sanitarë e të tjerë, dentistë. Duke vijuar pastaj me moshat e treta, dhe me personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese për të kaluar me të gjithë popullatën deri në 18 vjeç.

Vaksina ka për të gjithë personelin shëndetësor. Do të vijojmë procesin e vaksinimit sipas rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve”, tha më herët Bino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura