“Po na vjen me vjell, jua q*ft …”- Këngëtarja shqiptare tregon pse shpërtheu në sharje ndaj politikanëve dhe krahason koronavirusin me luftën e Kosovës

Mar 25, 2020 | 17:13
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Mihrije Braha ka shpërthyer ditën e djeshme në sharje dhe ofendime ndaj politikanëve duke përdorur fjalor banal prej tyre.

Këngëtarja, e cila po qëndron prej 12 ditësh e izoluar në shtëpi pas kthimit nga SHBA, ka treguar arsyen përse ndërmorri një veprim të tillë, duke thënë se u irritua me faktin që politikanët kosovarë nuk po mbanin një qëndrim të njëjtë përsa i përket izolimit të qytetarëve në banesa.

Mihrije Braha u shpreh se vëmendja duhet të jetë tek qytearët e Kosovës dhe institucionet shëndetësore në një momentin kur vendi po përballet me koronavirusin.

Ndërsa e krahasoi betejën me virusin vdekjeprurës me luftën Kosovës.

“Nuk më intereson fare politika por në ditë të vështira jo vetëm për mua dhe familjen time por për gjithë rruzullin tokësor duhet që vëmendja të jetë tek institucionet shëndetësore, qytetarët e Kosovës. Në këtë rast jam me qytetarët. Po më plaste zemra për ta postuar në Instagram.

Dy netë më parë ishte lajmi se 26 persona ishin prekur dhe ishte një bombë e vërteta, sa herë marrim lajme të këqija trazohemi në shtëpitë tona. Gjithmonë mendoj se virusi është tek dera dhe sa hap derë mendoj se do futet brenda. U zgjova në mëngjes dhe pashë nga dritarja që rrugët ishin bosh dhe u gëzova se kjo do të thotë se njerëzit janë vetëndërgjegjësuar.

Dhe në vend të shikoja çfarë rezultatesh të tjera kemi nga ana e institucioneve shtetërore filluan të më dilnin politikanë të ndryshëm, është cënuar e drejta e lirë e qytetarëve dhe aty ishte një moment që u irritova dhe shpërtheva.

Ata që e kanë përjetuar luftën e Kosovës, kjo është një luftë e vërtetë me një dallim të vogël. Nëse jam frikësuar më parë se kush po më vjen të më vrasë tek dera, tani them është virusi tek dera, mendoj se është e njëjta gjë. Filluan politikanët të thonin njëri dilni, tjetri mos dilni, është cenuar e drejta e qytetarëve, kjo më irritoi. Më intereson gjendja shpirtërore dhe shendetësore e qyetarëve të mi,”- tha ajo për “Shqipëria Live”

Ditën e djeshme, Mihrije Braha reagoi ashpër ndaj politikanëve dhe thirrjeve të tyre për të qëndruar në shtëpi.

“N’shpi jemi mos na jepni mo porosi. mos na dilni ju politikana se po na vjen me vjell jau q*ft bota nanën. Turp….. turp…”– shkoi ajo në Instagram, ndërsa publikoi videove të rrugëve që dukeshin bosh.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura