“Po na konfirmon që nuk je ndarë?” Nevina Shtylla shfaqet me një unazë në gishtin e fejesës, gazetari ngre dyshime për ndarjen nga juristi

May 10, 2020 | 23:05
SHPËRNDAJE

Ditët e fundit moderatorja, Nevina Shtylla ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve, pasi është përfolur për ndarjen nga juristi, Arber Myftari me të cilin kushte disa vite lidhje.

nevina-shtylla3

Teksa diskutohej për temën “Lotët/ Dobësi apo Manipulim”, në “E Diell” për një moment Edi Manushi, devijoi nga debati dhe ngacmoi Nevina Shtyllën në lidhje me një unazë që mbante në duar.

Nevina ka sqaruar se ajo unazë ishte vënë në gishtin e fejesës, pasi Edi Manushi dhe publiku i thonin kur do martohej, duke theksuar se kjo ishte ‘plotësim dëshire’ për ta.

Mes deklarates Nevina u shpreh se unaza ishte bashkëpunim, por nuk e sqaroi më tej. Kjo nxiti dyshime tek gazetari Ervin Kurti, i cili e pyeti nëse ky ishte konfirmim nëse ajo nuk ishte ndarë.

Por Nevina duke mos e pohuar diçka të tillë me të qeshur tha se ndihej e lumtur.

Biseda:

Edi Manushi: Çështjen e unazës t’ia tregojmë njerëzve se kanë kuriozitet për ty. Ja ku e kemi unazën e Nevina Shtyllës për të larguar të gjithë dyshimet.

Nevina Shtylla: Kishte një sezon të tërë Edi thoshte kur do martohesh, kanë dy javët e fundit publiku dhe thotë kur do martohesh dhe vura unazën këtu, bashkëpunim e kam më zbukuron gjithmonë, me vëthët, me unazën. E vura këtu t’ju bëj qejfin.

Ervin Kurti: Kjo na konfirmon se nuk qenka ndarë apo jo. Ka tre javë që thonë është nda është nda po nuk je ndarë apo jo?

Nevina Shtylla: Hë Ervini (qesh). Ervin a je i lumtur edhe unë jam shumë e lumtur.

Edi Manushi: Le të flasin lajmet.

nevina shtylla4 nevina-shtylla4 nevina-shtylla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura