“Po na dalin gjak nga veshët, gjithë jetën groshë e tani …”- Luksi në videoklipe, ndjekësi kritikon Capital T. Ja si i përgjigjet këngëtari

Jul 9, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Capital T rreth një muaj më parë publikoi këngën “Flawless”, pjesë e albumi të tij “Skulpture”.

Kënga ka arritur gati 4.1 milionë shikime dhe Capital T e ka quajtur një sukses.

Në një postim në Instagram, ai shkruan se është krenar për “Flawless”, duke theksuar se është ndryshe nga këngët e tjera në industrinë e muzikës.

“FLAWLESS jam shumë krenar për ty ?? Krejt ndryshe prej ç’ka bën industria edhe prapë ja dole të triumfosh me sukses ??? #SKULPTURE”- shkroi ai në një postim në Instagram, krahas një video ku këndonte këngën.

Megjithatë nuk kanë munguar kritikat për Capital T. Një prej ndjekësve shkruan se videoklipet bëhen me Gucci e shampanjë ndërkohë që shqiptarët hanë groshë.

“Pash Zotin veç këngë me Gucci, shampanjë e kështu mos bëni më, se kanë filluar duke na dal gjak nga veshët. Shqiptarët gjithë jetën kanë ngrënë groshë, na bëjnë filma tani,”– komentoi ndjekësi.

Ndërsa nuk mungoi përgjigja epike e këngëtarit.

“Prandaj që tani na ka ardhur dita bëjmë filma ? po groshën e hamë prapë ne ç’ke ti ?♥️”- shkroi Capital T.

/Panoramaplus.al

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura