‘Po mungoi në fund do ia marrim çdo ministri’, Rama dhuron gjak. Reagon Basha

Sep 14, 2017 | 12:35
SHPËRNDAJE

Vetem pak pasi kishte bere apein per dhurimin e gjakut nga deputetet dhe ministrat, Kryeministri Edi Rama dhe stafi i tij kanë bere dhurimin e gjakut ne ambientet e Kryeministrise.

mbledhja

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut vijoi sot, në mjediset e Kryeministrisë, ku për të katërtin vit radhazi, stafi i institucionit dhuroi gjak për fëmijët në nevojë për të.

Sot Rama, në fund të fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, teksa janë zgjedhur krerët e rinj të komisioneve u është drejtuar me një kërkesë detyruese për dhurim gjaku.

Dhurues i rregullt i gjakut prej 17 vitesh, Kryeministri Edi Rama apeloi sot, edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, si prind, si qytetar e më pas si kryeministër, për organizimin e një seance të dhurimit të gjakut nga deputetët, si akt sensibilizues për shpëtimin e jetës.

Kryeministri theksoi ndër të tjera se “Është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Siç kanë treguar edhe vitet e tjera, kur ka një lloj aktiviteti sensibilizues dhe ka një rritje të dhurimit, kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit që të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe të deputetëve.

Ndërkohë, i pari i qeverisë shtoi me humor se ky kontribut jetik i shërben edhe imazhit të vetë deputetit: “Balancon atë idenë se ne vetëm “pijmë gjak” dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak. Ne do ta bëjmë në Kryeministri këtë gjë dhe duke parë duke parë sa gjak mungon, do t’i marrim sa duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj institucionit të dhurimit të gjakut.”​

rama gjak

Basha

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj deklaratave te Rames dhe metafores se tij me ‘pirje gjaku’.

“Në qoftë se tallet me gjakun e shqiptarëve, të dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. Rama 1 u ka marrë shqiptarëve 1.5 miliardë dollarë, para që janë vjedhur. Ta nisë duke u kthyer këtë gjak shqiptarëve. Mendoj se për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë. Gjërat do shkojnë keq e më keq që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë. Pas kësaj fasade do vazhdojë vjedhja e shqiptarëve, pirja e gjakut, papunësia. Detyra kryesore e PD është të mobilizojmë të gjithë forcat tona brenda dhe jashtë sallës”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura