‘Po më persekutojnë, prishin imazhin’, kur i kërkuari jepte intervistë dhe akuzonte policinë: Më sjellin qen antidrogë në anije

Sep 27, 2019 | 14:13
SHPËRNDAJE

maldiniii

Personi që shihni në këto foto, quhet Gentian Malindi, i cili sipas policisë është shpallur tashmë në kërkim në kuadër të operacionit ku u sekuestruan 137 kg kokainë e cila sillej nga Ekuadori përmes Greqisë, në Shqipëri.

Ai nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi para katër vitesh, konkretisht në nëntor të vitit 2015, ai vetë ngriti një padi ndaj policisë kufitare, duke pretenduar se i ka shkaktuar dëm ekonomik e moral pasi në mënyrë të përsëritur i dërgonte qen antidrogë në anijen e tij.

“Vijnë 20 punonjës policie dhe po më persekutojnë. Nuk jam kundër kontrollit, por jo atij me kosto ekonomike në xhepin tim!”, deklaronte asokohe Malindi në një intervistë për News24.

Sakaq, vete babai i Malindit, avokati nga Durrësi Ilir Malindi, tha sot në një reagim për mediat se djali i tij nuk ka lidhje me drogën e kapur në Portin e Durrësit dhe se ai do qëndrojë në arrati deri sa cështja të marrë drejtim në rrugë ligjore.

Intervista e Malindit ne 2015

Zoti Malindi, cili është problemi juaj?
Gjatë ditës së sotme (djeshme), anija ime “Eniwej” iu nënshtrua dy kontrollove të njëpasnjëshme. Para se të dilnim në det, u bë kontrolli rutinë nga punonjësit e policisë Kufitare. Pasi përfunduan kontrollin, na u dha leja për gjueti. Katër marinarë dolën në det dhe pasi kishin lundruar për një orë në det të hapur, dy skafe të policisë kufitare kanë rrethuar anijen dhe kanë kërkuar të kthehet në port.

Përse anija juaj u kthye në port?
Sapo u kthye anija, pashë 10 punonjës policie me qen antidrogë. Vetëm pamja ishte e tmerrshme. Kthyen gjithçka përmbys, kontrollonin në çdo cep. Nga prania e qenve kuptova se kërkonin drogë në anijen time. Ata e kishin kontrolluar anijen kur u nis për gjueti. Kjo është padrejtësi dhe abuzim nga ana e policisë, pasi po më dëmtojnë biznesin.

Kontrollet e policisë janë tek të gjitha anijet e peshkimit?
Jo, vetëm dy ose tri anijeve u bëjnë kontroll e po persekutohen në këtë mënyrë selektive.

Po më pas çfarë ndodhi?
Pasi na kthyen nga rruga dhe na mbajtën nën terror deri në orën 12:30, policët u mjaftuan vetëm me një ‘na falni për rrëmujën që ju bëmë”. Por, nuk do ta lë me kaq këtë punë. E para, ka kosto ekonomike, pasi anija del në det të hapur, lundron një apo dy orë e kthehet mbrapsht. Gjithashtu, na prish imazhin. Ne jemi taksapagues të rregullt, paguajmë taksa, detyrime, sigurime shoqërore, ndaj për këtë do padis policinë në prokurori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura