Po mbushte makinën me karburant me 250 euro false, kapet në flagrancë

Nov 27, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

Policia në Shkodër ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim për “shpërdorim të Detyrës”. Ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ishte me detyrë si hartograf në zyrën e Hipotekës Shkodër.

Karburantet
Karburantet

Sakaq, nga Specialistët e seksionit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i Luan Jacajt, 25 vjeç, banues në fshatin “Vajush” rrethi Malësi e Madhe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kartëmonedha false.

Ky shtetas ka qënë duke i përdorur për blerje karburanti 5 (pesë) copë kartmonedha euro me prerje 50 (pesëdhjetë) euro secila në total 250 (dyqind e pesëdhjetë) euro në momentin e kapjes në flagrancë nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Fallsifikimi i monedhave”. Neni 183 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura