“Po luftoj me veten time”- Këngëtarja shqiptare poston foton duke qarë dhe jep mesazhin: Lot, dhimbje, ankth … Gjeni guximin dhe ktheni sytë nga vetja

Jan 18, 2022 | 15:37
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enxhi Nasufi ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke qarë.

enxhi nasufi

Ky imazh i artistes “është një nga ditët e procesit të jetës së saj”. Këngëtarja u shpreh se çdo ditë përballet me ulje dhe ngritje, si edhe po lufton me veten për jetën dhe ëndrrat e saj.

enxhi nasufi (2)

Teksa u shpreh se “të gjitha janë pjesë e jetës nga dhimbja, lotët, zhgënjimi, ankthi e depresioni”, Enxhi Nasufi u kërkoi ndjekësve të mos merren me të tjerët por të kthejnë sytë nga vetja e tyre dhe të përballen me problemet që kanë.

Këngëtarja theksoi se çdokush kalon vështirësi dhe sfida që të tjerët nuk i dinë, ndaj secili prej nesh duhet të përqafojë sfidat me të cilat përballen.

enxhi nasufi (3)

Postimi i plotë:

Çfarë nuk shikoni shpeshherë në Social Media! Lot, dhimbje, zhgënjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mos dëshirë, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe të gjitha këto janë totalisht normale sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e kuptoj atë shprehjen e mamit tim “Jeta nuk është fushë me lule”, “hajde se ‘do rritesh’ dhe do i kuptosh se gjërat janë ndryshe”! Po janë! Çdo ditë luftoj me veten dhe me askënd tjetër për jetën time dhe për ëndrrat e mia! Në fakt Çdokush luftën me veten e ka, me problemet brenda vetes, me pasiguritë, komplekset, vështirësitë por jo çdo njeri i shfaq njësoj!

Unë kam vendosur të luftoj luftën time me veten time dhe fotoja që shihni është një nga ato ditët e procesit të jetës time! Luftoni me betejat tuaja! Përqafoni uljet dhe ngritjet në jetën tuaj! Askush nuk është ti dhe mbi të gjitha çdokush ndoshta po kalon vështirësi dhe sfida që ti nuk i di! Kështu që boll u morët me të tjerët, me jetën e të tjerëve, por gjeni guximin të ktheni sytë brenda vetes tuaj! E nëse keni qëllime në jete vetja juaj është konkurrenti numër 1. Të gjitha janë pjesë e jetës në të cilën edhe unë sigurisht kam dhe pafund ditë që ndriçoj dhe ndihem njeriu me i plotësuar më energjik dhe me konfident në botë. Kjo është jeta, përqafoje atë ????

(Ju lutem pa lexuar postimin mos më pyesni çfarë ke? S’je mire? Je sëmurë? Jo s’jam sëmure thjesht “PO RRITEM” )?

enxhi nasufi (1) enxhi nasufi (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura