“Po lëre mo tani”, Noka flet për Tahirin, Fino i fik mikrofonin. Ja ç’ndodhi

May 29, 2018 | 14:34
SHPËRNDAJE

Debatet ne Komisionin e Ligjeve kete te marte nuk munguan. Pjese e tyre u bene edhe deputeti Flamur Noka e Bashkim Fino. Nderkohe qe demokrati Noka fliste, deputeti socialist, Fino kë krah të tij i ka fikur mikrofonin.

Flamur Noka: Ne denoncuam kanabisin, ju filluat të mbyllnit veshët, më pas edhe hungët, ne paralajmëruam se do të paguanit një haraç, por nuk donit të ia dinit. Rama na i paraqiti delirantët si heronj, koha po na jep të drejtë. Ju me në krye timonierin dhe krye tepsixhiun e futët Shqipërinë në qorrsokak, edhe tani ne jemi më të shqetësuar për integrimin, prandaj ishim edhe në shesh. Tepsixhiu të reflektojë, se nuk ka të drejtë të marrë në qafë fatin e vendit. Opozita ka bërë thirrje më shumë se qeveria për hapjen e negociatave. Ne na dhimbset ku vend dhe kontributi jonë gjithë këto vite. Unë kam qenë që me këtë parlament duhet të ndërprisnim cdo marrëdhënie, por respektoj vendimin e opozitës. Jemi këtu për të kontribuar edhe këto ditë dhe shpresoj që të hapen negociatat. Por Rama është arrogant dhe kam frikë se sinjalet janë dhënë…Cdo faturë do ta mbani në kurriz, më kot përpiqet Rama të shantazhojë dhe shmangë vëmendjen nga përgjegjësia.

Ulsi Manja: Ne ishim në opozitë kur ndodhi Gërdeci, por ua dhamë dorën për të futur Shqipërinë në NATO, por sot nuk po e shohim gjëkundi dorën tuaj për negociatat.

fino noka1

Bashkim Fino: Ne do të reflektojmë sikur thanë këta (opozita), tani a mundet ta ndërpresim këtë retorikë politike për të vijuar me diskutimin e ligjeve?

Flamur Noka: Reflektimi do të ishte mos bëheshit barrikadë për Tahirin dhe Xhafaj të jepte dorëheqjen.

Fatmir Mediu: Anëtarësimi në NATO nuk erdhi për shkak të tolerancës, por për shkak të reformave, futëm pas hekurave 1200 banditë dhe bëmë të gjitha reformat.

Nasip Naço: Kur do të vijë Ministrja e Drejtësisë të raportojë, pasi kemi shumë dëshira të pyesim për Nazer Seitin dhe të tjerët?

Ulsi Manja: Është në kalendar edhe raportimi i MD, e kishim për dje, por nuk ishit ju, kjo ishte arsyeja

Romeo Gurakuqi: U kërkoj falje deputetve të shumicës që nuk kanë asnjë lloj faji në këtë lloj afere. PS është e kapur nga një grup i strukturuar kriminal

Ulsi Manja: Të lutem zoti Gurakuqi, e ke thënë javën e kaluar këtë

Romeo Gurakuqi: Jo Jo…..

Strazimiri: Rregullorja nuk të njeh minutazh. Ambasadori amerikan, një nga miqtë më bujarë që keni pasur, tha se ndaj gjyqtarëve ka pasur presion. Dje ranë negociatat me këtë vendim të lirimit të Tahirit, ndërsa Reforma në Drejtësi vdiq, të rroni vetë..

Strazimiri: Rregullorja nuk të njeh minutazh. Ambasadori amerikan, një nga miqtë më bujarë që keni pasur, tha se ndaj gjyqtarëve ka pasur presion dhe ryshfet. Dje ranë negociatat me këtë vendim të lirimit të Tahirit, ndërsa Reforma në Drejtësi vdiq, të rroni vetë..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura