Po kur gjithçka të rifillojë si më parë? Ekspertët paralajmërojnë njerëzit, frikë për rikthim të epidemisë. Ja çfarë këshillohet

Mar 29, 2020 | 20:03
SHPËRNDAJE

Ajo që na pret pas rifillimit të jetës dhe rihapjes së aktiviteteve tregtare ose jo, do të jetë domosdoshmërisht një jetë me “mbikëqyrje speciale”.

Arsyen pse e shpjegon virologu Fabrizio Pregliasco, nga Universiteti i Milano, duke nënvizuar se “fjalëkalimi i ri” për të ardhmen e afërt duhet të jetë ‘gradualiteti’.

c7a2408c40c16faaad5f145e78d1aa82

Ne nuk mund të mendojmë – thotë Pregliasco në ANSA – se rimëkëmbja dhe rihapja e aktiviteteve dhe jetës shoqërore do të ndodhë brenda natës dhe sikur asgjë të mos kishte ndryshuar. Rimëkëmbja në fakt duhet të bëhet me një strategji dalëse graduale dhe besoj se ne ende do të duhet të mbajmë disa kufizime“.

Për shembull, ai thekson se:

Kufizimet do të duhet të mbahen për një kohë të gjatë për evente që duan grumbullime të mëdha njerëzish. Shkollat ​​dhe bizneset do rihapën, por ne do të duhet të vazhdojmë të marrim masa paraprake siç është distanca e sigurisë. Rifillimi gjithashtu, duhet të marrë parasysh një gradualitet të bazuar tek grupmoshat, me masa paraprake më të mëdha për të moshuarit dhe më të brishtët, sic janë fëmijët“.

Por mbi të gjitha, jeta që do të duhet të imagjinojmë do të jetë një jetë me “mbikëqyrje speciale.

Sipas ekspertit, “kur kufizimet të hiqen dhe jeta të rifillojë, gjithmonë do të duhet të jemi në gatishmëri për të identifikuar menjëherë çdo rast të ri të koronavirusit , për të ndërhyrë menjëherë masivisht me izolimin e tij dhe testimin e të gjitha kontakteve të rastit. Prandaj do të bëhet thelbësore që menjëherë të identifikohet një shpërthim i vetëm për ta izoluar menjëherë dhe për të shmangur një përhapje të re të epidemisë“.

IMG_8153-1-750x499

Kjo sipas ekspertit virolog për shkak se rreziku i kthimit të epidemisë “është i pranishëm sepse një pjesë e madhe e popullsisë, jo e infektuar, mbetet e ndjeshme ndaj virusit dhe mund të preket në një valë të dytë përhapje”.

Prandaj, do lindë nevoja për të jetuar gjithmonë “me sytë hapur” dhe “nën mbikëqyrje”.

Pierluigi Lopalco, profesor i Higjienës në Universitetin e Sienës dhe menaxher i epidemiologjisë në grupin e punës për koronavirusin në Rajonin e Puglia, gjithashtu bën thirrje për kujdes maksimal në funksion të asaj që vjen ‘pas’.

Në rifillimin e jetës jashtë mureve të shtëpisë “do të jetë e nevojshme të merren masa të kujdesshme për të parandaluar rrezikun e një kthimi të epidemisë, duke marrë parasysh edhe rolin e të prekurve, por asimptomatikë“, paralajmëron ai.

Supozohet se, edhe pas rifillimit të jetës, “mund të ekzistojnë shpërthime të reja. Për këtë – përfundon ai – ne duhet të mendojmë për një sistem mbikëqyrjeje shumë të fortë”./PANORAMA.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura