“Po ku ke parë ti more, as hile greke nuk quhet kjo”- Rama batuta në Finiq: Ku po i bënit diskutimet, nga Kali i Trojës?

Apr 9, 2021 | 14:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në vijim të fushatës elektorale të 25 prillit, u ndal paraditen e sotme në Finiq, ku gjatë bashkëbisedimit me minoritarët grekë, u ngritën si shqetësime për zonën mungesa e infrastrukturës, investimeve në energji elektrike si dhe problmet me pronësitë e banorëve.

Gjatë takimit, kreu i Qeverisë nuk i kurseu batutat me kryetarin e bashkisë Kristo Kiço, pasi vetëm ky i fundit kishte kafe në tavolinë.

I pranishëm në takim, koordinatori politik i PS në Vlorë, ish ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri reagoi lidhur me çështjen e pronave ku tha se zotimi i Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit të pronave, do të ishte i rrezikshëm.

Pjesë nga biseda:

Gjiknuri: Kristaq si i zoti i shtëpisë që je na uro mirëseardhjen, na thuaj ndonjë gjë.

Rama: Ti kanis kala

Kiço: Kala!

Rama: Kala, po.

Kiço: Unë dua t’iu falenderoj për vitzitë, kalosorísete (mirëserdhët) edhe besoj që kjo kafja do të na shërbejë për të diskutuar më mirë problematikat që kemi. Në radhë të parë dua t’iu falenderoj për…

Rama: Kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur,kemi dhe ne mundësi të marrim ndonjë kafe dhe ne?

Kamarieri: Patjetër!

Rama: Po pse s’na i sjellë? Po ku e ke parë këtë ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne që vijmë s’pimë kafe, ça është kjo!

Kiço: Unë erdha me kafe me vete

Rama: Kjo as hile greke nuk quhet, më fal Kristaq po na shkatërrove me këtë na jep një kafe o burr.

Kiço: Ndjesë! E kemi dhe nga përmeti djalin

Rama: E sheh e sheh, ia la një djali nga përmeti ia ngeci përmetit e hëngrën përmetarët e shkretë, o Zot, o Zot!

Banori: Ishte diskutimi ku do e nxjerrim në filxhan apo në plastikë

Rama: Ëëë ishte diskutim, po ku po i bënit diskutimet apo andej mbrapa nga kali i trojës? Jepi Kristaq jepi

Kiço: Të presim kafenë apo

Rama: Jepi, do vijë kafeja tani me gjithë këtë zhurmë që bëmë ne besoj do vijë kafeja.

Kiço: Një bast me komunitetin këtu e është hap përpara sa i takon furnizimiet me ujë dhe e dyta e ndër më shqetësueset është problemi i energjisë elektrike s’është bërë asnjë investim që nga 1975 kur është bërë elektrifikimi, në çdo fshat që vete dhe pse s’është përgjegjësia ime ky është një problem nga njëra anë tek tjetra. Duhet të riparojmë nënstacionin e livadhjasë e ai do mbulojë të dyja bashkikë edhe Finiqin e Konispolin dhe banorët më thonë fryn era në Korfuz ikën korenti.

Rama: E di mor xhan e di, kështu është kjo situatë jo vetëm këtu por në një pjesë të jo të vogël të zonave, edhe ne kemi investuar masivisht por nuk mund të bëhen të gjitha në kaq pak kohë.

Gjiknuri: Në fillim iu bë unaza e Jugut, se ka ngel dhe Orikumi, i them atyre që i shihni këto shtyllat të tensioit lartë, kanë qenë këto para 7 vitesh s’kanë qenë? E vërteta është që kjo zonë ka mbetur se bregdeti përgjithësith ka mbetu Orikumi u zhbllokua e ka mbetur Konispol-Finiq që meriton më shumë investime në energji, në planet e ardhshme kjo mbetet se tre gjëra pret nga shteti, energji elektrike, infrastrukturë rrugore dhe ujë të tjerat jeni të zotët e vetes ju.

Kiço: Duhet ti japim rëndësi, ideja ime e strategjia prioritet zhvillimit të turizmit e agroturizmit, Sarana i ka të limituara mundësitë që të presë më shumë turistë. Finiqi është zgjedhja tjetër shumë e mirë qëka kërkesa pafund nga shoqëri turistike për turizëm duhet mbase jo me shumë shpenzime të futemi te infrastruktura edhe ta reklamiojmë këtë pasuri që ne kemi.

Gjiknuri: Shiko ca thotë ai krahu tjetër, do të shfuqizojmë ligjin e pronave, që do të thotë prap kaos të fillojnë me ato vendimet KÇK që është shumë e rrezikshme jua them si qytetar bëni shumë kujdes se vërtet procesi vërtet duhet të kishte ecur më shpejt, por është në shina, këta duan të ndërtojnë trase të re se ca llojë shinash do vënë aty Zoti e di.

Rama: Tramvain e Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura