Po ktheheshin nga Greqia, përmbyset automjeti i çiftit shqiptar. Shoferja humbi kontrollin sapo doli në kthesë, ja gjendja e tyre shëndetësore

Mar 19, 2023 | 10:33
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të qytetit të Këlcyrës. Mësohet se një automjet me targa greke që ka qenë duke udhëtuar në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Capture

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjeri. Çifti kanë qenë duke u kthyer nga Greqia.

Në momentin e aksidentit, shoferja ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Policia po heton për të mësuar shkaqet e plota të aksidentit.

Ndërkohë mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura