Po korrte barin e thatë, autokombajna përfshihet nga flakët. Si pasojë u dogj edhe…

Jul 3, 2022 | 16:41
SHPËRNDAJE

zjarrNjë sipërfaqe prej 6 ha me bar të thatë, është djegur në një parcelë në  afërsi të fshatit Jorgucat në Dropull. Shkaku i zjarrit ka qenë shkëndija që lëshoi autokombajna qe ishte ne vendngjarje për te korrur barin e thatë.

Për pasoje autokombajna u shkrumbua plotësisht. Ndërkohe forcat zjarrfikëse të Dropullit kanë shkuar në vendngjarje duke eliminuar rrezikun e lartë pasi flaket po i afroheshin një bombole te madhe propani (gaz) qe ndodhej në afërsi te një ish punishteje për prodhimin e enëve plastike.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar nga autokombajna pa pasur dëme ne njerëz.

© Panorama.al

Te lidhura