Po kërkonin në lumin Shkumbin thikën me të cilën u vra Regis Runaj, RENEA gjen dy  pistoleta, dyshohet se…

Aug 8, 2020 | 15:43
SHPËRNDAJE

Polumbarët e forcave RENEA kanë gjetur dy pistoleta të hedhur në lumin Shkumbin.

Mësohet se pistoletat janë gjetur gjatë aksionit për gjetjen e thikës me të cilën Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili ekzekutuan Regis Runajn.

pistoletat

Dyshohet se armët janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan, por nuk dihet ende se për çfarë ngjarjesh me saktësi.

Armët e gjetura do t’i nënshtrohen ekspertizës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura