Po kërkoni punë? Ahmetaj jep shifrat dhe numëron sfidat: 36 mijë vende të lira

Nov 23, 2017 | 11:24
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka dhënë një lajm të mirë sa i takon gjithë shqiptarëve që janë në kërkim të një vendi pune.

Ahmetaj

Gjatë takimit të sotëm, Ahmetaj theksoi se në vend janë 36 mijë vende të lira pune që presin të plotësohen. Kërkesa sipas tij, direkte nga sipërmarrja, por që ende nuk po mbushen.

Ahmetaj duke iu referuar mandatit të shkuar theksoi:

Mbi 200 mijë vende të reja pune që u krijuan në 4 vitete e fundit, 39% e vendeve të punës, a janë shumë? Debati mund të vazhdojë pa fund, por në pritje të asaj që duan punëkërkuesit jemi larg asaj që duam të arrijmë.

Zyra e punës ka punësuar 87 mijë të papunë të regjistruar në zyrat e saj, pra 35% e të punësuarve kanë ardhur nga puna që ka bërë Zyra e Punës. Nuk është mjaft, mënyra se si kemi punuar, shifrat janë kokëforte, por Zyrat e Punës duhet të kthehen në zyrat që japin jetë, pasi u jepet jetë familjeve

Sfida jonë është shumë e madhe, papunësia është duke u ulur, por ka shumë të papunë që kërkojnë punë. Sot kemi 36 mijë vende të lira pune, këto janë kërkesat direkte të sipërmarrjes, ndërkohë që ne kemi të papunë të regjistruar.

Sfida tjetër, pse nuk i mbushim dot këto vende të lira, kjo është sfida e arsimit profesional në vend, që megjithëse është rritur me disaherë si numër i nxënësve që ndjekin arsimin profesional, mbetet ende shumë për të bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura