“Po kërkoja thesarin!”/ Nga ndihma e priftit shqiptar te jetesa me murgjit në Medjugore të Bosnjës. Detaje nga dëshmia e Davide Pecorelli-t në Prokurori

Sep 21, 2021 | 15:42
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje zbulohen nga mediat italiane lidhur me historinë e Davide Pecorelli-t, biznesmenit që konsiderohej i zhdukur për 8 muaj me radhë, ku inskenoi vdekjen e tij.  

david222

Historia e jetës së tij i përngjan një filmi të vërtetë. Pecorelli ka dëshmuar së fundmi në Prokurori se ka jetuar për disa kohë me disa murgj në Medjugore, vendin e shenjtë të Bosnjë-Hercegovinës.

Duke folur përpara organit të akuzës Pecorelli tha se kishte shkelur disa ligje në Shqipëri dhe falë ndihmës së një prifti të njohur katolik në vendin tonë shkoi në Medjugore.

Sipërmarrësi tha se po kërkonte monedha ari në Medjugore, një thesar të cilin nuk e gjeti kurrë. Pecorelli rrëfeu se përgjatë kohës që kishte qëndruar në Medjugore nuk kishte komunikuar me asnjë prej familjarëve. “Ata më panë kur u ktheva nga ishulli i Montecristos”, pohoi ai.

Vendosa të zhdukem sepse kisha probleme ekonomike. Jam praktikisht i rrënuar”, pranoi biznesmeni në dëshminë 3-orëshe para prokurorëve. 45-vjeçari tha se në tetor kishte planifikuar të kthehej në shtëpi, ndonëse ai u zbulua këtë muaj pas një ngjarjeje aksidentale.

Nuk kisha asgjë për të fshehur. Për ligjet që kam shkelur (në Shqipëri) u tregova gjithçka prokurorëve kur më morën në pyetje. Ju mediave, ju kërkoj të bëni detyrën sepse kam katër fëmijë, ndër ta tre minoren dhe një të rritur. Silluni në mënyrë profesionale dhe mos abuzoni nga situata”, është shprehur ai.

Dyshimet se biznesmeni italian kishte inskenuar “vrasjen” e tij ishin ngritur edhe më herët nga Policia shqiptare, ndërsa po verifikohen edhe dyshimet për dhunim të varreve. Dyshimet lindën sapo zjarrfikësja shoi flakët dhe në makinë u gjetën mbetjet kockore.

Sipas ekspertëve kriminalistë, por edhe zjarrfikësve, ishte e pamundur që trupi i një njeriu të digjej aq shpejt për një kohë aq të shkurtër. Për më tepër, që aty të mbeteshin vetëm kockat.

Biznesmeni italian u gjet mbrëmjen e së shtunës në një ishull të Italisë, 8 muaj pasi ishte zhdukur nga Shqipëria. Pecorelli u gjet në një gomone në mes të detit në brigjet e ishullit Montecristo. Atij iu prish motori i gomones në mes të detit dhe është ndihmuar nga karabinierët e komandos komunale të Grosetos për të dalë në breg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura