Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë. Mjekët pohojnë për “Gazeta Shqiptare” se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks (detajet janë të rezervuara në përputhje me kodin mjekësor) e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll. E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, z. Kristaq Rama.
Në faqen e tij në “Facebook”, krahas falënderimit, kreu i qeverisë përmendi edhe sëmundjen e vështirë që po kalon e ëma e tij, por eksponentë të Partisë Demokratike e quajtën këtë si sajesë dhe përdorje e familjes, pasi sipas tyre, ai nuk shkoi në Shkodër për shkak të protestave që e prisnin atje, vizitë e cila u mohua nga Kryeministria.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/16/mjeket-aneta-rama-mbahet-nen-kontroll-te-vazhdueshem/