Po kalon një formë të shkëlqyer te Bajerni, Kutinjo pagëzohet në Gjermani

Nov 1, 2019 | 14:54
SHPËRNDAJE

Filipe Kutinjo u largua nga Barcelonë në merkaton e verës, për të kaluar në formën e huazimit te Bajern Mynihu.KUTINJO

Braziliani ka gjetur shkëlqimin në Bundesligë, pas periudhës shumë të keqe që kaloi te Bracelona.

Ditën e djeshme mesfushori është pagëzuar së bashkë me partneren e tij. Ishte pastori Tigao Brunet, nga kisha “Case de Destino”, në Gjermani, i cili pagëzoi Kutinjon në një vaskë me ujë.ko

Menjëherë pas kësaj 27-vjeçari, postoi në rrjetet sociale ku shkruan: “Faleminderit shumë pastor Brunet dhe Xheini Brunet. Ishte më shumë se një ditë e veçantë, e cila u shënua në jetën tonë. Le të jetojmë një epokë të re.”

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura