“Po ju tregoj realitetin”- Katër muaj pas lindjes së Poem Blu, Sara Hoxha tregon se si duket barku i saj në të vërtetë

Apr 19, 2021 | 11:02
SHPËRNDAJE

Trupi i një gruaje shtatzënë ndryshon shumë dhe pas lindjes duhet pak kohë që ai të rikuperohet.

sara hoxha (2)

Mirëpo, në rrjete sociale shohim shpesh se nëna të reja kthehen në super formë në shumë pak kohë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.

sara hoxha (5)

Sara Hoxha së fundmi ka treguar se jo çdo gjë që shohim në Instagram duhet ta besojmë, sepse realiteti nuk është ashtu.

sara hoxha (4)

Ajo solli në jetë Poem Blu para katër muajve, por trupi i saj ende nuk ka arritur të jetë në formën më të mirë të mundshme.

sara hoxha ledri vula (3)

Hoxha ka publikuar një video me anë të së cilës tregon se barku i saj në fakt nuk është i sheshtë siç duket në fotot e publikuara në rrjete sociale.

Po ju tregoj realitetin që të mos besoni çdo gjë që shikoni në Instagram”,- dëgjohet duke thënë Sara, teksa tregon barkun e saj duke qeshur.

sara hoxha ledri vula (1)

Sekreti në këtë rast, sipas Sarës, është mbajtja e barkut brenda për pak kohë sa të realizohet fotoja.

ledri vula sara hoxha (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura