“‘Po-ja’ për negociatat pas ‘po-së’ në konferencën e donatorëve”- Rama: Shqipëria do të dali kryelartë edhe nga lufta me koronavirusin

Mar 24, 2020 | 16:54
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se është besim plotë se Shqipëria do të dali “kryelartë” në luftën kundër koronavirusit”.

Në një lidhjeje direkt në facebook, ku foli për vendimin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim, kryeministri u shpreh se “po”-ja e marrë sot, paso “po-në” e dhënë për vendin tonë në konferencë e donatorëve.

edirama

Kini besim dhe bëni durim dhe të shohim bashkërisht në këtë të përditshme jo vetëm errësirën por edhe dritën që na kujton se jem të gjithë njësoj. Jemi të pandashëm në këtë haber për sa kohë që kemi frymë dhe të jemi anëtarë të familjes shqiptare. Sot na jepet mundësia të kuptojmë se sa shumë dhe se kot qahemi në të përditshëm tonë dhe sa çmuar është jeta dhe drita e familjes dhe jeta e përbashkët në shtëpitë tona dhe vlerësim që kemi për njëri tjetrit. Shumë e marrim të mirëqenë dhe harrojmë se sa me fat jemi. Të tregojmë se sa i qartë dhe i madh do të jete durimi dhe vullneti ynë i shqiptarëve që nuk bëhen dot bashkë për t’ia dalë bashkë me një qëllim të përbashkët.

“Po”-ja  e njëzëshme vjen pas një tjetër “po”-je, e asaj të konferencës së donatorëve, ku një zë i BE bashkë me plot vende të tjera na dha shenjën e një respekti për Shqipërinë, njerëzit e këtij vendi dhe përpjektë tona që ta bëjmë këtë vend një shtet të respektuar në familjen e shteteve europiane. Kamë marrë goxha mesazhe për masat shtrënguese, për mënyrën se si po e zhvillojmë luftë. Kam besim se me ndihmën tuaj Shqipëria do të dali kryelartë në këtë luftë. Mi bëni hallall apelet, tonet e forta, nuk dua tju lodh, por jam i detyruar të bëj komunikime të shpeshta me ju për t’ju shprehu shqetësimin e madh që kam për ju. Më shumë se kurrë ju jeni familja ime”., tha Rama

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura