Po intervistonte një grua që protestonte kundër regjimit, talebanët sulmojnë gazetarin (VIDEO)

Sep 14, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE

Një gazetar afgan sulmohet nga një taliban, për faktin se po intervistonte një femër gjatë protestave të sotme në Kandahar.

afgan

Reporteri Millat Zagh u sulmua nga një militant derisa po realizonte një intervistë me një grua që po protestonte në Firqa të Kanadaharit – duke shprehur pakënaqësinë ndaj talebanëve që i urdhëruan të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, shkruan Daily Mail.

Gruaja ishte një prej qindra afganeve që ishin mbledhur sot për të dënuar bastisjet që kanë kryer talebanët në mbi 3.000 familje.

Një dëshmitar që foli në kushte anonimiteti tha se gazetari “po fliste me një grua kur një taleban erdhi dhe e rrahu”.

Ai shpjegoi se gazetari kishte kërkuar leje për të zhvilluar intervistë, një kërkesë që talebanët e kishin pranuar, por sapo ai filloi xhirimet është sulmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura