Po fiton besimin e Sarrit, Barcelona gati të rrëmbejë italianin e Juventusit

Oct 31, 2019 | 13:23
SHPËRNDAJE

Federiko Bernardeski është një nga lojtarët më të mirë që disponon Juventusi në fazën ofensive. Italiani mund të mbuloj disa role dhe zakonisht zgjidh shumë probleme të trajnerit. Ngadalë ai ka fituar dhe besimin e Sarrit, kështu që në shumë ndeshje e ka nisur titullar.

Bernardeschi.corsa.Juve.2019.20.750x450

Cilësitë e tij dhe mënyra se si luan, ka rënë në sytë e Barcelonës, e cila e pëlqen lojtarin dhe është gati të sakrifikojë për të.

“Mundo Deportivo” bën me dije se Barcelona vazhdon të interesohet për të edhe pas përgjigjes negative që mori nga Juvja në verë. “Zonja” kërkoi 23 milionë euro dhe Rakitiçin në mënyrë, që të lejonte kalimin e Bernardeskit në Katalunjë.

Mëgjithatë spanjollët do të vazhdojnë të kërkojnë dhe të ngulmojnë për lojtarin e Juves.

25 vjeçari këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar vetëm një gol në Champions.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura