“Po ecën përpara edhe pse nuk e duan djemtë e këqij”- Ambasadorja Yuri Kim mesazh për Reformën në Drejtësi: Nuk është e lehtë apo e përsosur, por…

Apr 2, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, dha sot një tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi, duke u shprehur se ajo po ecën përpara edhe pse djemtë e këqij nuk e duan.

Ambasadorja thekson gjithashtu se SPAK po vepron më shumë duke sekuestruar pasuri dhe duke vendosur pas hekurave kriminelët.

yuri kim

“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje, Vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por ecën përpara edhe pse djemtë e këqij nuk e duan atë”, shkruan Yuri Kim.

Reagimi i ambasadores Yuri Kim në “Twitter” vjen pas certifikimit të 28 kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura