“Po e tradhtoj se e kapa mat në hotel me kolegen,” 31-vjeçarja në dilemë të mbajë burrin apo të dashurin: Ai qau dhe më tha …

Feb 14, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Partneri im ka prenotuar një restorant romantik për natën e Shën Valentinit, por në të vërtetë do preferoja të rrija në shtëpi dhe të shihja TV.

Ai e di, që unë jam në dijeni që po më tradhton. Por nuk e që edhe unë po e tradhtoj gjithashtu.

Ky është rrëfimi i një gruaje për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, tregoi se tradhton partnerin me një djalë që punon në një restorant ku shkon për drekë me kolegët.

Rrëfimi i plotë:

Ai është i dashur. Është 28-vjeç, i aftë dhe beqar, si edhe dashnor i shkëlqyer.

Ne e kemi bërë 3 herë gjatë dy javëve të fundit. Por nuk do e kisha humbur aspak nëse partneri im nuk do më kishte tradhtuar më parë.

Zbulova se ai ishte po më tradhtonte kur i kontrollova telefonin disa muaj më parë.

Pashë mesazhet e tij dhe rezultoi se shkonte me një vajzë të re që kishte në punë.

Ajo është 18-vjeçe, kështu ai duhet të duket si një plak i ndyrë pasi është 30 vjeç.

Unë jam 31 dhe kemi bashkë dhjetë vite. Parkova makinën pranë punës së tij dhe i pashë të dilnin për dore. U ndjeva shumë keq.

I ndoqa me makinën dhe shkuan në një hotel. Ishte e mjaftueshme për mua. Shkova në shtëpi, mblodha rrobat dhe ika tek nëna ime. U përballa me të ditën tjetër.

Më tha që ishin puthur vetëm dy herë pasi dolën së bashku një natë me kolegët e punës. Nuk i besova. U përpoqa ti jepja fund marrëdhënies sonë, por ai qau dhe më tha se do bëhet partner i mirë.

Gjithashtu më tha se nuk do ta shihte më dhe e fshiu numrin e saj nga telefoni.

Por unë skam më besim dhe mendoj se nëse do e dinte çfarë unë kam bërë, as ai nuk do më besonte mua.

I dashuri im e di për tradhtinë e partnerit tim, kështu që po përpiqet të më inkurajojë të largohem nga ai që të jemi bashkë.

Por fillimisht duhet të kaloj natën e Shën Valentinit dhe të ulem ballë për ballë me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura