Po e prisnit me padurim? Publikohet traileri i fundit i “Game of Thrones” (VIDEO)

Jan 14, 2019 | 12:43
SHPËRNDAJE

“Game of Thrones” është një ndër serialet më të suksesshme. Nga fansat pritet që të publikohet sezoni i tetë dhe i fundit i serialit.

game of throne

Ashtu siç kishte premtuar, HBO ka lancuar trailerin për sezonin e fundit të “Game of Thrones”.

Traileri zgjat 1 minutë e 30 sekonda dhe zbulon se ende nuk kemi parë shumë pamje aktuale nga sezoni i tetë, i cili do të jetë premierë më 14 prill.

Video shfaq tre motrat e mbijetuara Arya, Sansa dhe Jon Snow – duke ecur poshtë një korridori të errët, të përhumbur nga kujtimet e prindërve të tyre të vdekur, Ned dhe Catelyn Stark.

Teksa ecin, ato ndeshen me statujat e prindërve të tyre. “Ti je një Stark”, i thotë zëri i Ned-Jonit. “Ju nuk mund të keni emrin tim, por ju keni gjakun tim”.

Për më tepër shihni promon e “Game of Thrones”:

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura